BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Qendra Media - ECPv4.9.13//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Qendra Media
X-ORIGINAL-URL:https://qendramedia.com
X-WR-CALDESC:Events for Qendra Media
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Paris
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20170326T010000
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20171029T010000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=Europe/Paris:20170405T194300
DTEND;TZID=Europe/Paris:20170405T194300
DTSTAMP:20260515T171013
CREATED:20170405T194335Z
LAST-MODIFIED:20170406T193213Z
UID:394-1491421380-1491421380@qendramedia.com
SUMMARY:
DESCRIPTION:\nKur në zyrë të pret… “vajza e jevgës dhe djali i kurbatit”!Dy të “me ngjyrë” në zyrat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë\, shohin të realizuar ëndrrën e një komuniteti të veçuar\, përçmuar dhe injoruar për dekada të tëra.   \n  \nNuk e di pse sa herë dëgjoj fjalën rom\, para syve kam vetëm dy imazhe\, atë të Bregut të Lumit dhe ato govatat me ujë e rrobat e ndehura aty në buzë të rrugës\, afër pallatit me shigjeta. U bë diku rreth një vit që nuk i shoh më anës Lanës familjet rome ( edhe pse i shoh anës një tjetër “Lane”\, liqenit artificial). Por kam bërë aq shumë kronika me ato pamjet e fëmijëve të zbathur dhe kam dëgjuar të përmendet aq shpesh fjala diskriminim\, sa me gjasë më duket fjala më shumë e artikuluar. \nKëto mendoja ndërsa ngjisja shkallët e Ministrisë së Mirëqënies Sociale\, për të takuar Danielin dhe Rudinën\, specialistët më të rinj të këtij institucioni që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Këtë herë kisha vendosur të flisja me një “rom zyre”\, ndaj edhe historia që pason mund të duket larg realitetit\, por ndonjëherë\, realiteti\, është ashtu sic ti do ta shohësh. \n“ Mua më është dashur më shumë kohë të integrohem me komunitetin tim\, sesa me mazhorancën shqiptare”. Kështu e nis rrëfimin e tij Daniel Hyseni\, ky 22 vjecar\, pjesë e komunitetit rom\, lindur e rritur në Korçë. Ka të bëjë kjo me tiparet e korçarëve? Edhe mbase. Ose të paktën kështu e ka lexuar Danieli\, sjelljen e të tjerëve në atë kohë. \n“Jam rritur me shqiptarët si në lagje edhe në shkollë. Nëse shokëve të mi ju është dashur të integrohen me popullsinë vendase\, unë e kam ndjerë veten gjithmonë pjesë të saj. Madje deri në moshën 18 vjeçare nuk e dija as se cilit fisi i përkisja\, pasi romët ndahen në 5 fise të mëdha nga të cilat vijnë dy prindërit e mi. Ne romët jemi popull që përshtatemi shumë lehtë me popullsinë autoktone. Shpesh kam dëgjuar të thonë – këta njerëz nuk bëhen- \, por në Korçë kjo mendësi nuk vihet re. Unë jam ndjerë gjithmonë i pasur përbrenda sepse mbart dy kultura\, rome dhe shqiptare. Ne festojmë njësoj\, gatuajmë njësoj\, por ndryshojmë nga gjuha\, flamuri\, himni etj. \nNdërkohë që flas me Danielin\, mendoj me vete se jam mësuar që romët ti gjej në dyert e kësaj ministrie shpesh\, por kjo është hera e parë që i gjej në anën tjetër\, si staf  i saj. Danieli dhe Rudina kanë 6 muaj që punojnë këtu si specialistë terreni për ndjekjen e problemeve të komuniteteve që përfaqësojnë. \n“Kemi një kontratë 1-vjeçare si pjesë e një projekti\, nxiton të më thotë Rudina Kiptiu. Kjo 30 vjeçare është në këtë karrige pas një rruge të gjatë e të dhimbshme. Ajo vjen nga Fieri\, është egjiptiane\, por gjithë kohës është etiketuar si “vajza e jevgës”. Nuk druhet ta perifrazojë këtë fyerje\, edhe pse shumëkush do të ndihej keq. Unë e di nga vij dhe kush jam- më thotë ajo. Jam mësuar që edhe shoqet të më shohin ndryshe për shkak të lëkurës sime të errët. Jam mësuar që të mos marr atë që më takon as si nxënëse e shkëlqyer\, as si një vajzë e talentuar në piano. Nuk e kam ndjerë ndonjëherë diskriminimin të ikë nga lëkura ime. Por kjo\, shprehet ajo më ka bërë të mësoj e të përpiqem edhe më shumë. Që e vogël kam mësuar dy gjuhë të huaja dhe kam një diplomë për cikël të ulët. Por luftën më të vështirë\, thotë Rudina e kam pasur me mentalitetin e komunitetit nga vij\, ku vajzat martohen herët e ku 22 vjeçe quhesh plakë. Unë jam 30\, më thotë me të qeshur ajo. \nNdërsa për Danielin familja ka qënë një mbështetje edhe pse më së shumti morale. Kur mbarova arsimin e detyrueshëm – më thotë ai – prindërit më thanë që nuk kishin të ardhura që të vazhdoja gjimnazin. Një shok imi e kishte braktisur shkollën për të punuar në tregun e mishit\, ndaj ishte i pari që takova për të gjetur punë. Nisa të punoja fundjavave dhe me lekët që nxirrja mbaja veten dhe vëllanë në shkollë. Derisa arrita të diplomohem për gjuhë frënge. \nMë duket më i lehtë rrugëtimi yt deri këtu- i them. Ai qesh dhe më miraton pjesërisht. E kam bërë edhe vet të tillë më thotë. U jam imponuar të tjerëve\, sepse isha njësoj i arsimuar si ata\, kisha një familje njësoj si ta\, e flisja të njëjtën gjuhë. Pse meritoja trajtim ndryshe??? Do të të tregoj një histori\, – më thotë Danieli – ku nëna ime është ndjerë krenare dhe njëkohësisht e fyer për shkak të racizmit. Në vit të parë të shkollës së mesme\, kur diskutonim për pakicat në Shqipëri\, mësuesja pyet se a kishte romë apo egjiptiane në klasë. Unë ngre dorën dhe them se jam rom\, ndërsa dy djem të tjerë që ishin egjiptianë nuk folën. Për shkak se nuk dalloheshin nga ngjyra e lëkurës askush nuk i veçonte\, ndaj ata zgjodhën të heshtnin. Që nga ajo ditë të gjithë në shkollë mësuan se isha rom. Në një nga takimet me prindër\, mësuesja kujdestare i thotë nënës sime se shkëlqeja në klasë\, ndërsa nënës së një nxënësi tjetër ( shqiptar) se i biri ishte keq me mësime. Unë nuk do ta harroj kurrë se si ajo kapi të birin për krahu dhe duke dale gjithë nerva nga klasa i tha: Nuk të vjen turp të ta kalojë ky kurbati ty ( gabel në dialektin korcar)? \n“ Unë kam humbur vende pune që i fitoja on line dhe nuk më punësonin vetëm nga ngjyra e lëkurës”\, ndërhyn Rudina. \nPor në fund të fundit ja ku janë këta dy të rinj\, ulur përballë meje në një zyrë shteti\, të cilën e kanë fituar përmes arsimimit dhe përgatitjes së tyre që nuk njeh kolor. Ndjekin studimet në nivelin master dhe nuk do ta besonit ashtu si edhe unë se deri ku u shkojnë ambicjet. \n“Kur më kanë pyetur para një viti e gjysmë se cila është puna që do të doje të bëje thashë se dua të punoj në Ministrinë e Mirëqënies Sociale (dikur Ministria e Punës) sepse e shikoj veten se mund të jap kontribut për komunitetin tim. Por sot ju them se ambicjet e mia nuk mbeten këtu. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi një përfaqësues të këtyre dy komuniteteve edhe pse jemi të shumtë në numër( në fakt censusi i fundit fliste për 0.3% të popullsisë rome dhe 0.12% egjiptiane). Ndaj në një të ardhme e shoh veten atje\, si deputet të romëve dhe egjiptianëve. Kështu na e mbyll rrëfimin e tij Danieli\, ndërsa Rudina pohon me kokë. \nMë shohin ndërsa vë buzën në gaz dhe më thonë se ndryshimi duhet të fillojë edhe nga qasja që vet ata ( romët dhe egjiptianët ) bëjnë me pjesën tjetër të shoqërisë. Sepse – ashtu siç shprehet Danieli-  nëse dikush u imponon të tjerëve respekt\, admirim e mbështetje\, është e sigurt që ata do ta marrin më seriozisht\, edhe nëse ai është pak më shumë ezmer. \n
URL:https://qendramedia.com/event/394/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://qendramedia.com/wp-content/uploads/2017/04/Undp.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR