- This event has passed.
Trajnimi Qendra Po
03/04/2017 @ 08:00 - 17:00


Trajnimi me gazetarët në seminarin me temë “HIV/AIDS dhe Media” të organizuar nga Qendra PO, me mbështetje financiare të UNFPA. Për dy ditë 16-17 Qershor 2016, gazetarët u trajnuan per pasqyrimin sa më etik të kronikave apo shkrimeve, që kanë në fokus të sëmurët me HIV/Aids. Pjesëmarrësit ishin gazetarë me përvojë nga Tv, gazeta dhe web-et më të njohura në vend. Gjatë trajnimit ku lektore ishin Erida Gjermeni ( Shani ), drejtore e Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore dhe Karolina Rista, drejtore e Infinit +, u zhvilluan edhe ushtrime konkrete për të përmirësuar mënyrën e raportimit të gazetarëve në mbrojtje edhe të privatësisë së pacientëve që bashkëjetojnë me Sidën.
