Pyet qytetarin – Njesia Bashkiake numer 7

Problemet me rruget e parikonstruktuara dhe investimet e lena pergjysem.

Njesia bashkiake numer 7 eshte nje prej njesive me te medha te qytetit te Tiranes e cila eshte e shtrire ne nje hapesire teper te frekuentueshme nga qytetaret. Fusha e aviacionit ose 21 dhjetori jane 2 skaje te kesaj njesie te cilat asnjehere nuk pushojne nga zhurmat dhe levizjet e banoreve por edhe kalimtareve te shumte.

Prej kohesh kjo njesi bashkiake ka patur nje rritje te popullsise pasi eshte quajtur si nje zone teper e preferuar per banoret te cilet vijne nga rrethet por edhe vete nga fakti qe ne prani te njesise gjenden dhe godina te Universitetit te Tiranes si edhe eshte nje rruge hyrese ne kryeqytet e lidhese me shume akse te tjera te rendesishme. Njesia bashkiake numer 7 eshte nje njesi fqinje me ate numer 10, pra eshte fqinje me qendren e kryeqytetit. E thene kjo per faktin se investimet e shumta te cilat jane kryer jane me ne prani te qendres dhe jo ne pikat ku nevojiten te realizohen. Zonat e permenduar me lart si 21 dhjetori ose fusha e aviacionit kane nje avantazh teper te madh e te dukshem ne shume aspekte. Ajo e cila mund te quhet si zone teper problematike dhe vater e nxehte eshte zona e Astirit. Nje zone e cila ka nje mungese te theksuar kryesisht te adresave dhe sinjalistikave, duke e bere teper te veshtire levizshmerine dhe aksesin ne lagjet dhe rruget e kesaj zone.

Por shqetesim i vertete i banoreve eshte mungesa e trotuareve, rrugeve dhe koshave te mbeturinave. Nga monitorimet e kryera ne terren por edhe nga pergjigjet e qytetareve ne baze te nje anketimi te realizuar ne kete njesi bashkiake, vihet re se keto probleme te grumbulluara bashke sjellin probleme te tjera si papastertia e zones, mos trajtimi i ujerave te ndotura, rreziku nga permbytjet qe mund te shkaktohen e deri ne mungesen e theksuar te ndricimit te rrugeve. Te jetosh ne si ne mesjete do te ishte komenti per situaten aktuale te zones pasi gjendja eshte serioze dha ka nevoje urgjente te nderhyet. Femije te cilet shkojne ne shkolle, mama te cilat shtyjne karrocat e femijeve se tyre, te moshuar te cilet kalojne kohen e tyre dhe shume persona te tjere nuk e kane nje hapesire ne te cilen mund te ndihen te sigurt.

Nje hapesire e cila quhet thjeshte trotuar. Nje hapesire ne te cilen mund te qarkullojne lehtesisht dhe makinat ose bicikletat e tyre e cila quhet thjeshte rruges ose nje vend ne forme kuboidi ku papastertite perfundojne dhe quhet thjeshte kosh mbeturinash. Qytetaret ne kete zone shpesh here reagojne me keto fjale: “Ne na kane harruar!”. Eshte teper e rende qe ne nje zone te tille me nje rendesi te madhe dhe ne nje minibashki e cila renditet e dyta prej numrin te banoreve qe ka, qytetaret te shprehen ne kete menyre dhe te ndihen edhe te rrezikuar per jeten e tyre. Ajo cfare ne shumicen e rasteve eshte dhe me e keqe eshte fakti qe ne ambinte te ndryshme nisin procese rregullimi por ngelin ne gjysem dhe te pa perfunduara. Gjithashtu jane te pranishme gjithnje edhe rastet kur punohet per here te dyte mbi investimet e sapo kryera.

Puna e sotme nuk duhet lene per neser ashtu si edhe vete keta banore ne ditet e sotme po mundohen te bashkepunojne per nje te neserme me te mire. Ne nje te neserme qe kur te zgjohen ne mengjes te shikojne adresat e shtepive dhe lagjeve te tyre, te kene nje trotuar per te ecur, ndricim dhe kosha per mbeturinave. Nese keto nevoja do te plotesohen jemi te sigurt qe ne anketime te mevonshme nuk do te kete ankesa per pastertine, ndotje te ujerave ose te shume gjetave te tjera.

Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Pyet qytetarin” të Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore, mbështetur nga LëvizAlbania

Post Author: Qendra Media